Manaj: Na ndodh të gjithëve të bëjmë gabime
Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Rey Manaj nuk e bën dramë humbjen e pësuar në transfertë, 2-1 përballë Finlandës. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes ai theksoi se skuadra bëri një ndeshje të mirë dhe se ka shanse për ta mbyllur grupin në vendin e parë.
“Na ndodh të gjithëve që të bëjmë gabime, pas tri ditësh kemi ndeshje tjetër. Po luajtëm kështu besoj se kemi shumë shanse që të arrijmë vendin e parë në grup”.
“I gjithë ekipi bëri një ndeshje të mirë, ishim me 10 lojtarë. Me Finlandën e kemi ndeshjen në Tiranë dhe besoj se në fund do të dalim në vend të parë”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.