Manchester United, vijnë kritikat nga Rooney: Skuadra është e dobët, duhet të përveshin mëngët
Pasi përfundoi në vendin e tretë sezonin e kaluar dhe u rikthye në Ligën e Kampionëve, pritjet rreth Manchester United ishin rritur në mënyrë të pashmangshme. Skuadra e Michael Carrick e përfundoi sezonin me 12 fitore në 17 ndeshjet e luajtura që nga ardhja e tij, duke treguar shenja të forta përmirësimi dhe duke rikthyer entuziazmin brenda klubit.
Megjithatë, pavarësisht se afati kalimtar i verës i ka ushqyer ambiciet e Djajve të Kuq, klubi tani e gjen veten duke luftuar me një fillim shumë larg pritshmërive, me rezultate zhgënjyese dhe një ekip që ende duket larg performancës që tregoi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Ëayne Rooney, një ish-legjendë e klubit, foli për këtë çështje, duke u përqendruar edhe në punën e trajnerit Carrick.
“Ka disa gjëra që, sipas mendimit tim, klubi duhet t’i kishte bërë para se të mbyllej afati kalimtar, veçanërisht në lidhje me nënshkrimin e lojtarëve të rinj… skuadra është pak e dobët. Ata duhet të përveshin mëngët dhe të punojnë shumë, duke shpresuar të arrijnë rezultate më të mira”.
“Trajneri Michael Carrick ka treguar se mund të marrë rezultate nga ky grup lojtarësh. Ai duhet të gjejë një mënyrë për të nxjerrë më shumë dhe më të mirën nga këta lojtarë për t’u ngjitur në renditje pas kësaj pushimi ndërkombëtar. Jam i sigurt se ai do të kishte dashur më shumë nga tregu i transferimeve, por iu desh të kënaqej me atë që mori”.
“Presioni do të jetë gjithmonë aty, Michael e di këtë, por nëse nuk fiton, presioni rritet edhe pas vetëm një ndeshje. Shpresoj që ai t’i ndryshojë gjërat”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.