☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.56 ▼3.11%
ARI 4,988 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,211 ▼ -0.11% ETH $2,328 ▲ +0.65% XRP $1.5338 ▲ +0.46% SOL $94.2600 ▲ +0.39%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.56 ▼3.11 % ARI 4,988 ▼0.4 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.56 ▼3.11 % ARI 4,988 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Mandati i Idrizit, KQZ rrëzon kërkesën e PDIU-së

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ri, së paku sipas KQZ-së, që miratoi tabelën e plotë të rezultateve për Tiranën.

Përfaqësuesit e PDIU-së në mbledhjen e KQZ-së kërkuan shtyrjen me 48 orë të miratimit të tabelës së Tiranës për të verifikuar rezultatet edhe përmes materialeve filmike, por  votimi ishte në shumicë kundër kësaj kërkese.

Më herët Mesila Doda, tha se rezultati në Tiranë është shtrembëruar në disa raste, për të cilat PDIU disponon prova, deklarate kjo qe solli debat me kryetarin e KQZ-së.

“Tabela që do miratoni sot është pa asnjë kuptim. Kjo është bërë vetëm për të shtrembëruar rezultatin. Kjo tabelë hedh poshtë vullnetin e shqiptarëve për të votuar PDIU. Po I jepni të tjerve mandatin e përfituar në mënyrë të padrejtë”, deklaroi Mesila Doda.

“Ju doni vetëm përfitim vetjak. Këto debate shkoni bëjini në selinë e partisë suaj”, tha kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Pas votimit kundër kërkesës, Mesila Doda tha për mediat se mandati i Tiranës është i PDIU dhe këtë do ta provojë në ditët në vijim.

“Mandati i Tiranës është i Shpëtim Idrizit. Këtë do ta shihni. Do të ndjekim të gjitha shkallët”, tha ajo/

Ndërkohë KQZ miratoi unanimisht kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PD, Ivi Kaso për të shtyrë me 24 orë miratimin e tabelave për Vlorën dhe Beratin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.