Politika

Mandati i Kokëdhimës, PD: Parlamenti po ia fsheh çështjen Gjykatës Kushtetuese

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar përsëri kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Koço Kokëdhima.

1429087430ristannNë përfundim të mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha për mediat se, Parlamenti po ia fsheh çështjen Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilli mori në shqyrtim kërkesën e grupit parlamentar të PD-së, në lidhje me pavlefshmërinë re mandatit të Kokëdhimës, për shkak të shkeljes së Kushtetutës nga ana e tij. Çështja u shqyrtua. Mazhoranca është e mendimit që duhet t’ia fshehë Gjykatës Kushtetuese këtë rast. Kur je në suazën e krimit, kërkon të fshihesh, të veprosh në errësirë, jo në mënyrë transparente. Krimi ka frikë nga transparenca. PD ka rrugët e saj ligjore për të ndjekur dhe mundësitë që jep Kushtetuta e vendit. Parlamenti ia fsheh krimet gjykatës dhe nuk ia lë për t’i gjykuar dhe vërtetuar”, u shpreh Ristani.

Opozita pretendon se deputeti Kokëdhima ka përfituar fonde publike, pasi është bërë deputet, çka e bën, sipas saj, antikushtetues mandatin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button