Kronika

Manjani: Vettingu nuk është hakmarrje politike

Kushtetuta e re e Shqiperisë e ndryshuar në 46 nene të saj me konsesus të plotë, ka hyrë në fuqi prej ditës së sotme. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se ligjërimi politik se me Vetting do ndreqet vendimmarrja e gjykatave është më i gabuari i mundshëm.

Manjani thekson se vettingu nuk është hakmarrje politike.

Reforma në drejtësi dikton se institucioni i parë që duhet të ngrihet 5 ditë pas  hyrjes në fuqi të ndryshimeve është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pra brenda datës 16 gusht.

Presidenti gjendet në pamundësi për të ushtruar këtë kompetencë, pasi ligji i vlerësimit të gjytarëve nga ku do të zgjidhen anëtarët e KED, ende nuk është miratuar.

Për të zgjidhur ngërçin, kreu i shtetit është takuar me përfaqësues të partive politike dhe konstitucionaliste, por ende pa rezultat.

Veprimi i dytë që buron nga Kushtetuta e re, është emërimi i anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në gjykatë emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë.

Insitucioni i tretë që do të ngrihet është Inpektoriali i Lartë i Drejtësisë, inpesktori i të cilit zgjidhet 6 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.

Brenda një afati prej 8 muajsh nga 11 gushti duhet të ngrihen edhe dy institucionet e tjera të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

manjani

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button