☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.63 ▲2.77%
ARI 4,666 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▲ +1.09% ETH $2,078 ▲ +0.42% XRP $1.3075 ▼ -0.74% SOL $80.3300 ▼ -0.8%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.63 ▲2.77 % ARI 4,666 ▼0.29 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.63 ▲2.77 % ARI 4,666 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedoni: Janeva nuk kërkon falje për deklaratën publike

Prokurorja Speciale Katica Janeva mohoi të ketë pasur qëllim, për t’i degraduar Institucionet vendore, pas deklaratës së dhënë një ditë më parë kur tha se presidenti, deputetët dhe gjykata nuk janë legjitim.

“Duke pasur parasysh dëshmitë e mbledhura deri më tani, që sugjerojnë në parregullsi të shumta që kanë ndodhur në procesin zgjedhor, ne kemi dyshime të bazuara lidhur me rezultatet e këtij procesi zgjedhor. Qëllimi i hetimeve tona dhe akuzave të mundshme mbetet sanksionimi i atyre për të cilat do të dëshmohet se kanë marrë pjesë në mashtrim zgjedhor dhe parandalim të përgjithshëm ndaj sjelljeve të ngjashme”, thuhet në njoftimin Prokurorisë Speciale Publike.

Sqarimi i Janevës vjen pas reagimeve të ashpra publike nga ana e një pjese të partive dhe institucioneve. Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së, kërkon që Janeva të kërkojë falje. Pohimi i Janevës sipas shumicës në pushtet është qëndrim politik dhe partiak, dhe njëkohësisht është i dëmshëm për sovranitetin e vendit.

“Tentimi i delegjitimimit të organit që e ka miratuar ligjin, sipas të cilit është zgjedhur zonja Katica Janeva, organi që ka miratuar planin financiar të punës dhe organi që përfundimisht e ka zgjedhur Katica Janevën është delegjitimim në vetvete edhe i rolit të saj”, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO DPMNE-së.

U prononcua edhe Elena Gosheva nga Gjykata kushtetuese, sipas së cilës deklaratat e Prokurores Janeva kanë për qëllim mohimin e organeve shtetërore dhe Institucioneve në Maqedoni.

“Askush në RM, nuk ka të drejtë të krijojë një formë të veprimeve antikushtetuese dhe antiligjore, me aktivitete dhe veprime që kanë për qëllim shkatërrimin e vlerave demokratike dhe rregullave të qeverisjes”, tha Elena Gosheva, kryetare e gjykatës kushtetuese.

Ndryshe Janeva nuk u paraqit në Komisionin Parlamentar në të cilin duhej të shqyrtohej raporti gjashtëmujor i punës sëSpeciales. Janeva njoftoi se nuk do të shfaqet në këtë komision. Sipas VMRO DPMNE-së, prokurorja speciale ka për detyrë ta shpjegojë raportin, ndërsa LSDM-ja thirret në Rregulloren e Parlamentit ku thuhet se mund të paraqitet në seancë, por jo se është patjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.