Maqedonia

Maqedoni, mbenda tre ditëve tabelat kufitare do të jenë edhe shqip

Brenda tre ditëve tabelat me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” e shkruar edhe në shqip do të vendosen në pikat kufitare, me përjashtim të rajoneve ku shqiptarët nuk përbëjnë 20 për qind. Në shumicën e vendkalimeve kufitare do të vendosen tabelat e reja në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht. Në përputhje me ligjin për gjuhët, doganat e Maqedonisë së Veriut tabelat e reja do t’i vendosin në pikat kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Tabanoc, Jazhincë dhe pikat e tjera ku shqiptarët në ato zona përbëjnë mbi 20 për qind.

Ministria e Punëve të Brendshme do të fillojë dhënien e targave të reja të regjistrimit te makinave në afat prej katër muajve. Ndërkohë, si zgjidhje e përkohshme MPB do të sigurojë afishe me shenjën NMK për targat. Këto vendime janë marre prej Grupit ndërsektorial për kryerjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Dhënia e pasaportave të reja të fillojë nga fundi i vitit 2019. Banknotat e para të reja me emrin e ri do të mund të jenë gati në fillim të vitit 2020, ndërsa më pas tërësisht të ndryshohen më së voni në afat prej 5 viteve nga hapja e kapitullit relevant të BE-së. Shenjat e komunikacionit në drejtimet ndërkombëtare në vend, të ndërrohen në afat prej 2 muajve.

Në afat prej 6 muajve të bëhet kontrolli i revizionit të statusit të përmendoreve, ndërtesave publikedhe infrastrukturës. Nëse vërehet se bëhet fjalë për histori helene antike dhe civilizim si pjesë trashëgimisë historike të Greqisë, të merren masat dhe aktivitetet konkrete. Në afat prej 6 muajsh do të largohet simboli i theksuar në flamurin e mëparshëm nacional nga hapësirat publike dhe për përdorim publik. Ndërkaq kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të udhëtojë drejt Shqipërisë për një vizitë zyrtare, ndërsa agjenda kryesore është prania e tij në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të ratifikohet Protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO. Sipas njoftimeve nga Tirana, Kuvendi shqiptar të enjten do të zhvillojë këtë seancë, duke njohur edhe emrin e ri të shtetit fqinj si Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjatë Konferencës së sigurisë së Munihut, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do ta marrin çmimin “Ewald von Kleist” për Marrëveshjen e Prespës, publikoi mëngjesin e sotëm kryetari i konferencës, Volfganag Ishinger .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button