Rajoni

Maqedoni : Vazhdon protesta para Kuvendit, hidhen vezë drejt godinës

Protesta qytetare si reagim ndaj vrasjes së Martin Neshkovskit të publikuar në bombat e opozitës është zhvendosur para Parlamentit, ku janë mbledhur mijëra qytetarë. Të revoltuar, protestuesit kërkonin dorëheqjen e ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtësi në shtet.

Fillimisht protestuesit mbajtën një minutë heshtje në nder të riut të vrarë 4 vite me parë, e më pas disa prej tyre shprehën revoltën me hedhje të vezëve drejt Kuvendit. Protesta për momentin është e qetë por protestuesit janë të tensionuar. Situata mund të eskalojë në çdo moment.

Vëllau i Martin Neshkovskit, Aleksandar Neshkovski gjatë fjalimit të tij para protestuesve, kërkoi masivitet çdo ditë prej në ora 6 , duke i përkujtuar të pranishmit se vdekja e vëllait të tij mund ti kishte ndodhur çdokujt.

Siç mësohet protesta qytetare janë mbajtur edhe në disa qytetet të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button