☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.57 ▲0.54%
ARI 4,448 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,366 ▼ -0.96% ETH $1,891 ▼ -1.26% XRP $1.0062 ▼ -2.45% SOL $75.8700 ▼ -1.26%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.57 ▲0.54 % ARI 4,448 ▲0.64 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.57 ▲0.54 % ARI 4,448 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedonia e Veriut emëron ambasadorët e rinj në në Kajro, Oslo, Athinë e Budapest

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po forcon rrjetin e saj diplomatik në botë. Elma Altorok po përgatit tezat për emërimin e saj si ambasadore në Kajro, si kuadri i vetëm profesional i përzgjedhur nga qeveria në seancën e 26 majit. Ndërkohë, një prej diplomatëve të suksesshëm, Driton Kuçi, do të vazhdojë mandatin e tij në Oslo të Norvegjisë. Ai veçse e ushtronte detyrën e ambasadorit në Oslo dhe ky do të jetë mandati i dytë për të.

Sipas informacioneve, qeveria ka miratuar një pjesë të emrave të rinj për përfaqësimin diplomatik të vendit, ku spikasin dy diplomatët shqiptarë, Driton Kuçi dhe Elma Altorok. Për Kuçin, ky do të jetë vazhdimi i angazhimit në Norvegji, duke marrë mandatin e dytë si ambasador në këtë shtet. Edhe Elma Altorok ka ushtruar detyrën diplomatike në Egjipt si ushtruese detyre ambasadore në shtetin 120 milionë banorësh të Egjiptit dhe ka gëzuar besimin e institucioneve tona për të vazhduar angazhimin e saj në këtë vend të Lindjes së Mesme.

Ajo pritet të emërohet ambasadore në Kajro, duke kaluar nga pozita e ushtrueses së detyrës në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin egjiptian. Aktualisht, Altorok po përgatitet për mbrojtjen e tezave para komisioneve përkatëse, si pjesë e procedurës së emërimit. Ky do të jetë mandati i tretë diplomatik i Elma Altorokut në vendet e Lindjes së Mesme. Ajo është përzgjedhur si kuadër profesional për postin e ambasadores në Kajro.

Përveç Kuçit dhe Altorokut, Qeveria ka miratuar edhe disa emra të tjerë për misionet diplomatike jashtë vendit. Sipas informacioneve, Filip Pashu është përzgjedhur për ambasador në Athinë, Tatjana Loparski për në Budapest, ndërsa avokati Jasmin Kalaç për në Sarajevë.

Ndërkohë, në pritje të përfundimit të procedurave parlamentare mbeten edhe emërimet e Krum Efremovit për ambasador në Bullgari, Gabriel Atanasovit në Rumani, Muharem Jusufit në Suedi dhe Katerina Todorovskës në Kosovë./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.