Maqedonia fillon ndërtimin e barrierës në kufirin me Greqinë
Maqedonia filloi sot ndërtimin e një barriere në kufirin me Greqinë, për të kontrolluar më mirë fluksin e imigrantëve drejt këtij vendi të Ballkanit, njoftoi një fotograf.
Dimensioni i kësaj barriere nuk dihet ende, por fotografi theksoi se ushtria po përdorte pajisje të rënda për ndërtimin e kësaj barriere prej 2,5 metrash të lartë në dy krahët e një kalimi të paligjshëm, pranë qytetit kufitar të Gevgelijas.
Një burim i ushtrisë konfirmoi se ajo do të ndërtonte këtë barriere, por pa dhënë shumë detaje.
Në një komunikatë të publikuar pas atentateve të 13 nëntorit në Paris, Maqedonia kishte konfirmuar se ushtria parashikonte ndërtimin e një barriere për kontrollin e fluksit të imigrantëve, pa mbyllur kufijtë. Dy autorë të atentateve në Paris kaluan me fluksin e refugjatëve sirianë të mbërritur në Evropë.
Maqedonia filloi gjatë këtij muaji filtrimin e imigrantëve nga kombësia duke lejuar vetëm ato që vijnë nga vendet në konflikt, si Siria, Afganistani dhe Iraku, për të vazhduar rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.