Maqedonia

Maqedonia hap kufirin për katër orë, kalojnë 170 refugjatë

Maqedonia hapi gjatë mbrëmjes së djeshme kufirin me Greqinë dhe la të kalojnë në territorin e saj 170 refugjatë Sirianë dhe Irakianë ndërkohë që në krahun grek presin 10 000 migrantë që të kalojnë, sipas autoriteteve lokale greke.

“Në mëngjesit, një grup tjetër prej rreth 20 refugjatësh u autorizua të kalojë kufirin para se këta të ndalohen sërish”, sipas reporterëve në terren.

Bëhet fjalë për grupet e para të migrantëve që janë autorizuar të kalojnë kufirin greko-maqedonas, rruga kryesore ballkanike me destinacion vendet e Evropës Veriore, që prej të hënës, kur pati përplasje mes refugjatëve dhe policisë maqedonase

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button