Maqedonia shënon rënie në humbjet e transferimit dhe shpërndarjes energjetike
Maqedonia i ka ulur humbjet në transferimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Për vitin 2015, kjo humbje është ulur në 16.5%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu tregojnë rezultatet e raportit ”Energjia e qëndrueshme: Deri ku ka arritur Evropa Juglindore (EJL) në pesë vitet e fundit? Raport mbikëqyrës për energjetikën në EJL”, të publikuar nga shoqatat qytetare në rajon.
Në raport thuhet se ka përparim, edhe pse jo i baraspeshuar, në drejtim të rritjes së sektorit energjetik të qëndrushëm në EJL.
Përndryshe, projekti përfshinë 18 shoqata partnere qytetare të rajonit, pra nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Serbia dhe nga BE-ja.
Projekti ka për qëllim që t’i nxitë këto shoqata të ndikojnë në politikat dhe praktikat më të drejta, të pastra dhe më të sigurta të së ardhmes energjetike në JLE.