roze
Mariah Carey sfidon të ftohtin
Mariah Carey sfidoi temperaturat nën zero ditën e dielë, kur vendosi që veshja më e përshtatshme për të pozuar jashtë, në mes të borës, do të ishte një kostum banjoje.
Këngëtarja 45-vjeçare postoi një foto në Instagram për t’i treguar ndjekësve se po kalon pushimet e fundvitit në Aspen të Kolorados (SHBA) dhe se është në një formë të shkëlqyer fizike.
Mariah kishte veshur një kostum banjoje ngjyrë të artë që i nxirrte në pah format e bollshme.