🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,952 ▲ +0.65% ETH $2,247 ▲ +1.05% XRP $1.1676 ▼ -1.24% SOL $89.9800 ▼ -0.87%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Mario Draghi vlerësohet me Çmimin “Karli i Madh 2026”, Rama: Kënaqësi të isha pjesë e ceremonisë, vlerësim për kontributin në bashkimin e Europës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së Çmimit “Charlemagne Prize” në Aachen të Gjermanisë, ku këtë vit u nderua ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi pjesëmarrjen në këtë aktivitet si “kënaqësi dhe nder”, duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi europian, i cili konsiderohet ndër më prestigjiozët për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës.

Sipas kryeministrit shqiptar, Mario Draghi u vlerësua për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe për vizionin e tij mbi një Bashkim Europian më të fortë, më konkurrues dhe më të integruar.

“Kryeministri Edi Rama: Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkurruese shumë më të madhe”, shkruan Rama.

Gjatë ceremonisë kryeministri Edi Rama shkëmbeu diskutime edhe me presidenten e KE-së Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Ceremonia e zhvilluar në Aachen mblodhi liderë dhe personalitete të rëndësishme europiane. Çmimi Ndërkombëtar “Charlemagne” jepet që prej vitit 1950 për figura që kanë kontribuar në unitetin europian dhe konsiderohet një nga nderimet më të larta politike në Europë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.