Politika

Marrëdhëniet kino-shqiptare duhet të zhvillohen brenda kornizës së marrëdhënieve midis Kinës dhe Evropës

Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi të enjten një bisedë me përfaqësues të qarqeve të ndryshme shqiptare, si atyre të think-tank-eve, akademike, të mediave, të biznesit, të politikës etj., që kanë qenë në Kinë, për të folur lidhur me miqësinë kino-shqiptare dhe për perspektivën e bashkëpunimit të ardhshëm. Të pranishëm ishin ambasadorja Jiang Yu, këshilltari Bai Yunbin dhe diplomatë të rinj të ambasadës kineze në Shqipëri.

Ambasadorja Jiang Yu u shpreh se gjatë vitit të kaluar, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë kanë vazhduar të thellohen. Kontaktet e nivelit të lartë midis dy vendeve kanë arritur në një lartësi të re historike, të dy palët kanë konsoliduar besimin e ndërsjellë politik, bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme është zhvilluar pandërprerë dhe shkëmbimet shoqërore midis dy vendeve janë zgjeruar. Duke përmendur një fjalë të urtë se “Plani i vitit bëhet që në pranverë”, ambasadorja Jiang Yu vuri në dukje se gjatë vitit të ri 2018, të dyja palët duhet të forcojnë hartimin e planeve e të projekteve, të pasqyrojnë një atmosferë të re dhe të ndërmarrin veprime të reja, për të nxitur arritjen e rezultateve më të shumta në marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, në pritje të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në vitin 2019.

Përfaqësuesja diplomatike e Kinës në Shqipëri tha se, së pari, të dyja vendet duhet të forcojnë shkëmbimet dhe mësimin nga njëra-tjetra dhe të shtojnë mirëkuptimin e ndërsjellë. Vitin e kaluar, u mbajt me sukses Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës dhe u formua qeveria e re e Shqipërisë. Të dy këto ngjarje kanë përvijuar projektet e reja për zhvillimin e ardhshëm të të dy vendeve dhe kanë krijuar gjithashtu mundësi të reja për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë. Në raportin e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së vihet në dukje se objektivi i diplomacisë së një vendi të madh të Kinës është nxitja e formimit të marrëdhënieve të reja ndërkombëtare me respekt të ndërsjellë, të drejta dhe me bashkëpunim me përfitim të përbashkëta, për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit. Kina dhe Shqipëria kanë kushte të ndryshme kombëtare dhe gjendje të ndryshme, por të dy vendet janë vende në zhvillim, prandaj, nxitja e refomës dhe e zhvillimit për të krijuar më shumë lumturi për të dy popujt është misioni dhe qëllimi i përbashkët i tyre. Ambasadorja Jiang vuri në dukje gatishmërinë e palës kineze që në bazë të parimeve të respektit të ndërsjellë dhe të barazisë, të forcojë me palën shqiptare shkëmbimet dhe mësimin nga njëri-tjetri, si dhe të shtojë mirëkuptimin e njohjen, për të vendosur një bazë më të fortë për nxitjen e gjendjes së re të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.

Znj. Jiang Yu shtoi se marrëdhëniet kino-shqiptare duhet të zhvillohen brenda kornizës së marrëdhënieve midis Kinës dhe Evropës. Pala kineze përkrah me vendosmëri procesin e integrimit evropian, respekton rrugën e zhvillimit të zgjedhur nga vetë Shqipëria dhe është e gëzuar nga përparimet që ka arritur pala shqiptare në këtë proces. Për Shqipërinë, zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën dhe pjesëmarrja në mekanizmin e “Bashkëpunimit 16+1” nuk janë të kundërshtim me përpjekjet për integrimin në Evropë, por janë përplotësuese të njëra-tjetrës, tha ambasadorja Jiang Yu, duke theksuar bindjen se Bashkimi Evropian dëshiron të pranojë në gjirin e vet një Ballkan Perëndimor më të lulëzuar, më të stabilizuar dhe më të zhvilluar. Si pjesë e rëndësishme përbërëse dhe përplotësim i marrëdhënieve midis Kinës dhe Evropës, thellimi i marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë dhe “Bashkëpunimi 16+1” janë të dobishëm për zhvillimin e balancuar të vetë Evropës dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të saj me Kinën. Pala kineze ngul këmbë në zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e Evropës Qendrore e Lindore brenda kornizës së madhe të marrëdhënieve kino-europiane dhe i mirëpret vendet e tjera të zhvillojnë bashkëpunim trepalësh brenda kornizës së “Bashkëpunimit 16+1” për të pasur më shumë përfitime të përbashkëta.

Kryediplomatja kineze në Shqipëri theksoi edhe se duhet të thellohet potenciali i bashkëpunimit konkret midis Kinës dhe Shqipërisë. Vitin e kaluar, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK-së dhe zv.kryeministri kinez Zhang Gaoli bëri një vizitë historike në Shqipëri. Gjatë Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për “Një brez, një rrugë” dhe Samitit të Budapestit të “Bashkëpunimit 16+1”, të dy vendet nënshkruan një numër të madh dokumentesh bashkëpunimi në shumë fusha, si në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”, të doganave, energjisë së re, mediave, think-tankut etj. Të dyja palët duhet të vënë aktivisht në jetë konsensusin e rëndësishëm dhe dokumentet e bashkëpunimit të arritura nga liderët e dy vendeve, të shfrytëzojnë plotësisht platformat si “Një brez, një rrugë”, mekanizmin e “Bashkëpunimit 16+1” etj., të forcojnë koordinimin politik, të identifikojnë fushat e bashkëpunimit dhe të projekteve, të veprojnë në mënyrë konkrete dhe të realizojnë pandërprerë potencialin e bashkëpunimit, për të ndjekur prirjen e gjithanshme të forcimit të bashkëpunimit të këtij rajoni me Kinën.

Ambasadorja kineze Jiang Yu vuri në dukje se të dy palët duhet të sigurojnë gjithashtu konsensusin shoqëror për bashkëpunimin miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë. Ajo tha se ky bashkëpunim ka qenë i suksesshëm, por ka një hapësirë edhe më të madhe zhvillimi. Për të arritur një gjë të tillë nevojitet jo vetëm përkrahja e të dy qeverive, por edhe mbështetja dhe pjesëmarrja e gjerë e qarqeve të ndryshme shoqërore të Shqipërisë.

Të dyja palët jo vetëm duhet të ndjekin vazhdimisht këtë prirje pozitive të ndërveprimit, për të krijuar një atmosferë të shëndetshme e miqësore për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe duhet të zgjerojnë diskutimet për idetë dhe modelet e një bashkëpunimi më të realizueshëm, më të efektshëm dhe më të hapur. Pala kineze mirëpret akademikët dhe studiuesit shqiptarë të ofrojnë më shumë mbështetje intelektuale.

Përfaqësuesit e qarqeve të think-tank-eve, akademike, të mediave, të biznesit, të politikës etj. të Shqipërisë që morën pjesë në këtë bisedë, kanë studiuar në Kinë gjatë viteve ’60 – ’70 të shekullit të 20-të. Vizitat që ata kanë bërë përsëri në Kinë u kanë lënë përshtypje të thellë, pasi kanë parë nga afër ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kinë dhe kanë njohur dhe kanë ndier hyrjen e Kinës në një epokë të re. Ata shprehën bindjen se, nën drejtimin e projektit të madh të Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, Kina do të marshojë drejt bërjes një vend më i lulëzuar dhe më i fuqishëm. Ata, si dëshmitarë të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, dëshirojnë të ofrojnë idetë dhe forcat e tyre për nxitjen e zhvillimit të shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve në epokën e re.

Related Articles

Nje koment

  1. Spao, shyqyr qe shqiptaret , mbas shum vitesh pan nje drejtus parlamenti qe jo vetem i ka hije fjala dhe drejtimi me kopetenc, por slejon askend ta kethej parlamentin ne vend estrade, apo komedie sic e pati Sali Berisha me shoket tuaj. Prandaj zoti Gramoz Ruci meriton dekorim dhe jo shkarkim, se u do qefi juve, qe vec etjes per pushtet skini gje tjeter,
    Me keqja e te keqiave esht se me qendrimet qe po mbani, po i vini kazmen rreformes ne drejtesi, vetingut, vetem e vetem padronet e tu ti shpetojn hetimit dhe denimit per vjedhjet dhe abuzimet me pushtetin.
    Por krimin me te madh qe kerkoni tu beni SHqiperis dhe shqiptareve, esht sabotimi qe kerkoni ti beni hapjes te negocjatave per ne BE.
    THirjet qe po beni, per te ber proteta, ne ete faze, kan nje qellim te vetem, te krijojn anarshi, destabilitet poltik, rremjra, tensjone politike, vetem e vetem te mos i hapen negocjatat SHqiperis. DHe nese ndoth kjo, juve dote merni vulen e turpit, mallkimin e shqiptareve kudo ku jan, dote cilesoheni si tradhetar te Shqiperis dhe shqiptareve.
    Diheni mir Sphao dhe padronet tuaj, se po su hapen kete gjashtmujor negocjatat, skan per tu hapur kur dhe shqiptaret dote hiqen zvar si gjarpri i goditu ne mes.
    Mos u hiqni shqiptareve shansin , per tu ber pjes e evropes, mos u hiqni mijra e milion Ero qe BE, u jep vendeve qe marin kete status, Mos i merni me qaf shqiptaret se doni te vini ne pushtet me cdo mjet, vetem per interesat tuaja.
    SHqiptaret u njohin dhembe e dhemball, se para kater vitesh ishit ne pushtet dhe e dim se si e katandiset shqiperin, prandaj lereni hipkrizin , mashtrimin dhe beni pakt kombetar, me mazhorancen sa te hapen negocjatat kete gjashtemujor.
    Ky esht interesi i SHqiperis dhe shqiptareve, per te dal nga nga gjendja qe e ka cua politika vendin ton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button