“Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të vazhdueshme dhe strategjike”
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, deklaroi se: “Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të vazhdueshme dhe strategjike”. Kurse Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se: “Ramë dakord me SHBA-të për t’i normalizuar marrëdhëniet tona”.
Gjatë vizitës në Ankara, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti mbrëmë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në kompleksin presidencial në kryeqytetin e Turqisë ku zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.
Sekretari amerikan i Shtetit ka vizituar Egjiptin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Libanin si pjesë e turneut të vizitave në Lindjen e Mesme, që filloi më 11 shkurt. Tillerson vitin e kaluar më 30 mars zhvilloi një vizitë në Ankara dhe më 10 korrik në Stamboll.