Ekonomia

Marrëveshja KESH-OSHEE për tepricat, konkurrenca i kërkon ERE-s të ulë tarifat e energjisë

Kompanitë publike të energjisë, KESH dhe OSHEE kanë hyrë në vitin e dytë të zbatimit të një marrëveshje ku KESH në rast të mbiprodhimit, i shet OSHEE-së tepricat e energjisë për mbulimin e humbjeve.

Autoriteti i Konkurrencës, duke e shqyrtuar këtë marrëveshje për efekt të përqendrimit të monopolit, e ka lejuar funksionimin e saj, por i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë që të reflektojë në tarifat e energjisë elektrike për klientët fundorë kostot reale të blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, duke reflektuar përfitimet që sjell marrëveshja ndërmjet OSHEE SHA dhe KESH SHA.

Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm “Mbi përjashtimin nga ndalimi të marrëveshjes për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet KESH SH.A. dhe OSHEE SH.A, me qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për periudhën 1 Korrik 2016 deri më 31 Dhjetor 2016“, përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve te mëdha” të amenduar.

Në informacionin që Autoriteti i Konkurrencës ka marrë nga OSHEE  vihet re se çmimi mesatar i blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve, nga tregtuesit e energjisë për periudhën Janar – Qershor 2016, është 45.37 Euro/MW çmimi, ndërsa çmimi i blerë nga KESH SH.A, nëpërmjet marrëveshjes 27.77 euro/MW.

Konkurrenca vëren se meqenëse amendimi prek vetëm shtyrjen e afatit të marrëveshjes për periudhën 1 korrik 2016 – 1 dhjetor 2016, nga ana tjetër kushtet dhe detyrimet ndërmjet palëve mbeten të njëjta. “Mbetemi në konstatimin se kemi të bëjmë me një marrëveshje vertikale të lidhur ndërmjet dy kompanive publike KESH dhe OSHEE, e cila është përjashtuar nga rregulli për shkak të kushteve specifike në të cilat ajo zbatohet, pasojave sociale dhe sigurisë kombëtare. Pra, nuk bie në kundërshtim me Ligjin nr 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i cili shprehet zyrtarisht që kjo marrëveshje nuk është objekt ndalimi nga konkurrenca.

Përkundrazi marrëveshja kontribuon në shfrytëzimin maksimal dhe optimizimin e prodhimit dhe të shitjes së energjisë elektrike nga KESH SHA/KESH Gen, si shoqëria përgjegjëse dhe administruese e Kaskadës së Lumit Drin dhe HEC- eve prodhuese të saj, në kushtet e të plotave apo prurjeve të mëdha.

Autoriteti i Konkurrencës, argumenton se marrëveshja do të kryhet për shkak të eficensës së tregut të energjisë dhe eficensës së aktorëve kryesorë të tregut KESH SHA dhe OSHEE SHA.

Nga të dhënat e gjashtëmujorit të pare të vitit 2016 rezulton se çmimi i shitjes së energjisë nga KESH SHA është shume i ulët (deri ne 10.47 EUR/MËh) ndërsa çmimi i blerjes së energjisë nga OSHEE nga tregtaret është 45.37 EUR/MWh.

Por Autoriteti i Konkurencës pohon se eficenca e marrëveshjes duhet të sjellë përfitime esenciale për konsumatorët tariforë, duke pasur parasysh që kostot e blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, gjate gjithë periudhës se zbatimit të marrëveshjes kanë rënë ndjeshëm, kjo duhet të reflektohet në ulje të tarifave të furnizimit me pakicë për konsumatorët tariforë, pra duhet të reflektohen në tarifat e konsumatorëve fundorë.

Marrëveshja do të aplikohet për periudhën kohore 1 Korrik 2016 – 31 Dhjetor 2016, kohë në të cilën duhet të përfundojë miratimi i akteve nënligjore të tregut të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button