Kronika

Kontrollet në Bllok, djali i Fatos Nanos, në Prokurori

Policia e Shtetit në vijim të aksioneve në lokalet në ish-Bllok, një ditë më parë ka kontrolluar lokalin e djalit të ish-kryeministrit Fatos Nano, “Lolli Pop”.

Gjatë kontrollit policor që ka qenë një bashkëpunim me Hetimin Tatimor në lokalin ku administrator është Sokol Nano, mësohet se janë gjetur punonjës të padeklaruar dhe shërbim pa kupon tatimor.

Policia ka vendosur që dosjen ndaj Sokol Nanos ta dërgojë në prokurori.

Njoftimi zyrtar i policisë

Më datë 13.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sokol Fatos Nano, i datëlindjes 27.03.1978, banues në Tiranë, me arsim të lartë, administrator i subjektit “Lolli Pop“, Shpk, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në subjekin e tij, u gjetën dy punonjës të padeklaruar në organin tatimor dhe nuk ishin prerë kupona tatimor. Nenet 180 & 170/a të K. P.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button