Ekonomia

Marrëveshjet CEFTA, Shqipëria më shumë mundësi për shkëmbime tregtare

Prej më shumë se një dekade, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë lidhur marrëveshje të tregtisë së lirë mes tyre, te cilat në vitin 2007 u shkrinë në një marrëveshje të përbashkët të tregtisë së lirë, të quajtur CEFTA.

Ekspertët e fushës shprehen se, vendi ynë nisur nga zhvillimet e viteve të fundit në infrastrukturë dhe prodhimet tradicionale, ka shumë mundësi për të përfituar nga kjo marrëveshje në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve.

Statistikat e volumeve tregtare brenda hapësirës CEFTA tregojnë se megjithëse vendi ynë nuk ka arritur të sjellë rritjen e pritshme në tregtinë mes vendeve të rajonit, projeksionet janë optimiste për të ardhmen.

Në vitin më të mirë, volumet tregtare mes vendeve kanë arritur një total prej afro 8 miliardë euro, shumë kjo që përbën rreth 13% të volumit total të tregtisë të kryer nga vendet anëtare. Ekonomia më e madhe në rajon është Serbia, me një prodhim kombëtar prej 45.5 miliardë dollarë, ndërsa ekonomia më e vogël është ajo e Malit të Zi, me një prodhim bruto prej 4.4 miliardë dollarë amerikanë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button