Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përgëzuar Shqipërinë për mbylljen e një tjetër kapitulli në negociatat e anëtarësimit në BE, duke e cilësuar këtë një arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Luksemburg, Kos theksoi gjithashtu rëndësinë e reformave, mbështetjes për bizneset shqiptare.
“Disa zakone janë të vështira ti heqësh. Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës që po arrijmë sot. Falë punës së madhe dhe mbështjetjes së vendeve anëtare po mbyllim një tjetër kapitull negocioues, kapitulli i 20 për sipërmarrjet dhe politikat industriale që ka të bëjë me ndihmën për bizneset shqiptare, që të rriten dhe të zhvillohen e të krijojnë më shumë vende pune.
Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare dhe reformave. Kapitulli 20 sjell përfitime reale për ta. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më pranë atyre të BE-së sidomos sa u takon teknologjive të reja, teknologjisë së pastër dhe materialeve të lëndës së parë kritike dhe këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë shqiptare, që është e gatshme të zhvillohet në tregun e përbashkët të BE-së”, tha ajo.
Ndërkaq, Kos ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për objektivin e Shqipërisë për mbylljen e të gjithë kapitujve negociues deri në fund të vitit 2027.
“Përgëzoj institucionet shqiptare për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë vetes objektivin ambicioz për të mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027 dhe ne e mbështesim këtë. Por për të arritur këtë gjë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate sidomos për themeloret, dhe kjo punë duhet të përfshijë të gjithë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët sepse anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar.
Po përgatitemi për një Bashkim Evropian më të gjerë dhe po hedhim hapat e nevojshëm për të bërë këtë gjë realitet. E ardhmja e Shqipërisë është në BE, dhe së bashku me ju kryeministër po e bëjmë këtë gjë realitet dhe progresi i sotëm e sjell atë të ardhme një hap më pranë drejt realizimit”, tha Marta Kos.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.