🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▼0.01%
DOW 51,681 ▼0.33%
NASDAQ 27,215 ▼0.11%
NAFTA 94.19 ▲0.48%
ARI 4,173 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,195 ▲ +0.88% ETH $2,507 ▼ -0.21% XRP $1.3683 ▲ +0.74% SOL $107.7000 ▲ +0.06%
S&P 500 7,806 ▼0.01 % DOW 51,681 ▼0.33 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 94.19 ▲0.48 % ARI 4,173 ▼0.42 % S&P 500 7,806 ▼0.01 % DOW 51,681 ▼0.33 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 94.19 ▲0.48 % ARI 4,173 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë protestës së sotme, për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar.

Sipas njoftimit zyrtar, disa protestues, përfaqësues të medias, efektivë policie dhe kalimtarë kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin e Traumës, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Strukturat shëndetësore në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë mjekësore personave të dëmtuar gjatë protestës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje për ndihmë mjekësore gjatë protestës dhe pas përshkallëzimit të saj.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Pas konsultës me mjekët, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet nga stafi i urgjencës.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor edhe dy përfaqësuese të medias, të cilat, pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, janë larguar me këshillën e mjekut, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjashtë efektivë të Policisë, të raportuar me dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillën e mjekut.

Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë. Njëri prej tyre është shtruar në spital, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tjetri po mbahet në monitorim nga mjekët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe strukturat shëndetësore mbeten në gatishmëri për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit mjekësor për çdo person që paraqet nevojë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.