⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Masakra zgjedhore e 26 majit 1996, Rama: Një datë që flet për dy botë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale për të përkujtuar 26 majin e vitit 1996, një datë që lidhet me zgjedhjet parlamentare të asaj kohe dhe tensionet politike që shoqëruan vendin në periudhën e tranzicionit.

Në videon e shpërndarë, Rama sjell pamje që krahasojnë Shqipërinë e vitit 1996 me Shqipërinë e sotme, duke vënë theksin tek ndryshimet dhe zhvillimet e vendit gjatë afro tre dekadave të fundit.

“Shqipëria e 1996, dhe ku është Shqipëria sot! Dhe me një datë që flet për dy botë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kryeministri krahas videos së publikuar.

26 maji i vitit 1996 konsiderohet një nga datat më të debatueshme të politikës shqiptare pas rënies së komunizmit.

Zgjedhjet parlamentare të asaj kohe u shoqëruan me akuza për manipulim, tensione mes forcave politike dhe protesta të opozitës, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e tranzicionit demokratik të Shqipërisë.

Përmes videos, Rama duket se synon të sjellë në vëmendje kontrastin mes Shqipërisë së viteve ’90 dhe realitetit aktual të vendit, ku Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshën në rrugëtimin për anëtarësimin në BE.

Kreu i qeverisë krahason 26 majin e 1996 që përkon me masakrën zgjedhore dhe 26 majin 2026, ku u mbajt në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e vendit tonë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.