☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,757 ▲0.37%
DOW 53,847 ▲0.1%
NASDAQ 26,630 ▲0.7%
NAFTA 83.34 ▲0.17%
ARI 4,473 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,426 ▲ +0.18% ETH $1,887 ▲ +1.26% XRP $1.0105 ▼ -0.07% SOL $75.9900 ▲ +0.96%
S&P 500 7,757 ▲0.37 % DOW 53,847 ▲0.1 % NASDAQ 26,630 ▲0.7 % NAFTA 83.34 ▲0.17 % ARI 4,473 ▲0.72 % S&P 500 7,757 ▲0.37 % DOW 53,847 ▲0.1 % NASDAQ 26,630 ▲0.7 % NAFTA 83.34 ▲0.17 % ARI 4,473 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

MASH: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe të studentëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës uroi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – 12 Gushtin, duke theksuar se të rinjtë janë burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe për këtë arsye avokon që ata të jenë në fokus të politikave dhe reformave arsimore.

“Të rinjtë janë shtylla e zhvillimit shoqëror, ndërsa njohuritë, kreativiteti dhe energjia e tyre përbëjnë investimin më të madh në të ardhmen e shtetit. Prandaj, në mënyrë të vazhdueshme punojmë për krijimin e më shumë dhe mundësive më cilësore për arsimim, zhvillim personal dhe realizim profesional të brezave të rinj në vendin e tyre”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

Me rastin e 12 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj që të rinjtë të jenë në fokus të politikave arsimore dhe reformave, si burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit.

“Me përkushtim punojmë për përforcimin e standardit të nxënësve dhe studentëve, përmes masave që sigurojnë kushte më të mira për mësim dhe mbështetje për çdo të ri. Investojmë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore, digjitalizimin e procesit arsimor, programe dhe tekste shkollore cilësore, si dhe në krijimin e mjedisit që nxit dijen, inovacionin dhe kreativitetin, por edhe respektin, tolerancën dhe unitetin”, qëndron në kumtesë.

Vëmendje të veçantë theksojnë i kushtojnë mbështetjes së nxënësve dhe studentëve të talentuar, sepse besojmë se çdo i ri duhet të ketë mundësinë të realizojë potencialin e tij të plotë. Që nga viti i kaluar, një sërë masash të reja stimuluese janë bërë pjesë e sistemit të mbështetjes për të rinjtë e talentuar, të cilët përfaqësojnë shtetin në garat e mëdha ndërkombëtare.

Në hartimin e politikave arsimore MASH njofton se ka bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe studentëve.

Qëndrimet, idetë dhe propozimet e tyre janë pjesë e rëndësishme e procesit të marrjes së vendimeve, ndërsa shumë prej kërkesave të tyre tashmë janë shndërruar në masa dhe aktivitete konkrete sistemore. Kjo qasje partneriteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse politikat më të mira krijohen së bashku me të rinjtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.