☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,676 ▲0.32%
DOW 50,986 ▲0.16%
NASDAQ 26,964 ▲0.38%
NAFTA 91.87 ▲1.6%
ARI 4,205 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,985 ▲ +0.98% ETH $2,710 ▲ +0.93% XRP $1.5043 ▲ +0.01% SOL $118.9200 ▼ -0.63%
S&P 500 7,676 ▲0.32 % DOW 50,986 ▲0.16 % NASDAQ 26,964 ▲0.38 % NAFTA 91.87 ▲1.6 % ARI 4,205 ▲0.44 % S&P 500 7,676 ▲0.32 % DOW 50,986 ▲0.16 % NASDAQ 26,964 ▲0.38 % NAFTA 91.87 ▲1.6 % ARI 4,205 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kronika

Materialet online, reagojnë Aurela Gaçe dhe Rozana Radi

Këngëtaret Aurela Gaçe dhe Rozana Radi kanë reaguar publikisht pas qarkullimit masiv në rrjet të videove intime dhe aludimeve që kanë përfshirë emrat e disa personazheve të njohur të showbiz-it. Publikimi dhe shpërndarja e materialeve ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për identifikimin e burimeve dhe adresave që i kanë shpërndarë.

Aurela Gaçe mohoi kategorikisht çdo lidhje me videot, duke deklaruar se emri i saj është përfshirë në aludime të pabazuara.

“Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.”

Gaçe thekson se bashkëpunimet e saj me autorë të industrisë muzikore kanë qenë marrëdhënie profesionale dhe paralajmëron hapa ligjorë ndaj kujtdo që cenon emrin e saj.

“Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd ta përdhosë.”

Në fund, këngëtarja deklaron se është në krah të grave që përballen me cenim të privatësisë dhe se “për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë”.

Edhe Rozana Radi reagoi duke mohuar se shfaqet në videot e publikuara dhe duke kërkuar që emri i saj të mos përfshihet në këtë histori.

“Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.”

Radi paralajmëroi gjithashtu ndjekje ligjore:

“Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.”

Këngëtarja u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të mos shpërndajnë materialet: “Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.”

Radi e mbyll reagimin duke deklaruar se, nëse situata vazhdon, do të ndjekë “të gjitha procedurat ligjore” dhe se “nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.