☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.76 ▼9.64%
ARI 4,396 ▼3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▲ +3.51% ETH $2,160 ▲ +4.5% XRP $1.4360 ▲ +3.53% SOL $91.6400 ▲ +5.29%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Mattis: 30 shtatori, data më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë

“Ne po ndjekim nga afër se si ata (qytetarët e Maqedonisë) po e qartësojnë të ardhmen e tyre vetë dhe jo me ndikimin e dikujt tjetër. Nuk duam që ta shohim Rusinë duke bërë aty gjëra që ka tentuar t’i bëj nëpër shtete të tjera. Nuk ka dyshim se ata kanë transferuar para në Maqedoni dhe do të bëjnë fushatë me ndikim të madh” – deklaroi Xhejms Mattis, Sekretar i Mbrojtjes në SHBA.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev, Mattis nuk komentoi informacionet për ndikimet e Rusisë në vend. Duke folur për marrëveshjen e Prespës, për të cilën i pari i Pentagonit inkurajoi Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë për paktin shekullor, Mattis foli edhe për nevojën e reformave dhe mbështetjen e SHBA-ve ndaj Maqedonisë në rrugën e saj drejt NATO-së dhe BE-së. Ai pohoi se në referendumin e 30 shtatorit qytetarët do të japin votën historike.

“Ju do të votoni në referendum për ta anëtarësuar vendin në NATO. Vota juaj në referendum do të jetë vota më e rëndësishme në historinë tuaj kombëtare. Ne i kuptojmë komplekset politike të qytetarëve tuaj dhe ju mbështesim juve, miqtë tanë maqedonas, zërin, sovranitetin tuaja dhe gatishmërinë tuaj demokratike për të votuar” – tha Xhejms Mattis, Sekretar i Mbrojtjes në SHBA.

Kryeministri Zoran Zaev, duke falënderuar Mattisin për mbështetjen e SHBA-ve, potencoi nevojën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim anashkalimin e ndikimeve, siç i quan ai nga faktori i tretë.

“Për Maqedoninë, anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë. Këtë e vërteton shumica e qytetarëve. Për qytetarët e Maqedonisë, konsensusi me NATO-n është rezultat i pranimit të vlerave që i ndan Aleanca. Vendet e Ballkanit Perëndimorë të anëtarësuara në struktura euroatlantike janë garanci për stabilitet dhe parandalim të faktorëve të tretë në rajon” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Pas takimin në Qeveri, Mattis takoi edhe presidentin e shtetit Gjorge Ivanov. Nga kabineti i Ivanovit njoftuan se në këtë takim ai i ka thënë Mattisit se edhe pse Maqedonia nuk është pjesë e NATO-së, ushtria e vendit i përshtatet NATO-së falë mbështetjes së SHBA-ve. Sipas Ivanov, prioritet i Maqedonisë mbetet anëtarësimi në NATO në BE dhe se Maqedonia edhe në të ardhmen do të angazhohet për siguri, liri dhe luftë kundër terrorizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.