☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.59 ▼2.51%
ARI 4,811 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,669 ▲ +5.76% ETH $2,389 ▲ +9.5% XRP $1.3732 ▲ +3.76% SOL $86.1100 ▲ +5.28%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.59 ▼2.51 % ARI 4,811 ▲0.92 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.59 ▼2.51 % ARI 4,811 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

Matura Shtetërore, MAS shpall lëndët dhe datat e provimeve

Përmes dy udhëzimeve më të fundit, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka përcaktuar lëndët dhe datat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2015 dhe për arsimin bazë të detyrueshëm të këtij viti.

1427448469maturantet-provim_copySipas udhëzimeve të veçanta, lëndët e Maturës Shtetërore dhe datat e provimeve do të jenë:

-Gjuha e huaj, më 23 maj;

-Gjuha shqipe dhe Letërsia, më 29 maj;

-Matematika, më 9 qershor;

-Provimet me zgjedhje, më 19 qershor.

Ndërsa datat e zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë do të jenë:

-Gjuha e huaj, më 6 qershor;

-Gjuha shqipe, më 11 qershor;

Matematika, më 16 qershor.

Pikë e veçantë në një prej udhëzimeve është ajo për nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase), që zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën ‘gjuhë amtare’. MAS ka vendosur që ky provim do të zhvillohet më datë 18 qershor.

“Masat për mbarëvajtjen e provimeve përcaktojnë që çdo Drejtori Arsimore Rajonale apo Zyrë Arsimore, brenda datës 25 maj të këtij viti, merr nga shkollat listat e mbetësve të vitit 2014-2015, dhe në datat 25 e 26 maj i pasqyron ato në sistemin elektronik ‘Matura Online’, sipas udhëzimit të dërguar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Brenda datës 30 maj, DAR/ZA dërgon në AKP, të printuar dhe në kopje elektronike, listat e mbetësve të vitit për çdo shkollë”, thuhet në njoftimin e MAS.

Duke iu referuar udhëzimit, “drejtoritë e shkollave, brenda datës 25 maj 2015, njoftojnë maturantët mbetës që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2015, pa likuiduar me parë provimet e klasës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.