Politika

Mazhoranca përgatit ndryshimet në Kod, kërkohet edhe konsensusi i opozitës

Mazhoranca ka përgatitur projektligjin me të gjithë ndryshimet që ka arsyetuar për të bërë në Kodin Zgjedhor.

salla-e-kuvendit6-504x350Drafti i përgatitur nga ekspertët zgjedhorë të mazhorancës do të kalojë në Kuvend në fillim të sesionit të ri parlamentar në 19 janar. Ndryshimet e bëra në kodin aktual, kanë reflektuar edhe ndryshimet që vijnë si pasojë e miratimit të hartës së re administrative-territoriale, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Që në nenin e parë të këtij projektligji, qeveria i përmbahet reformës, duke kërkuar heqjen e termit komunë dhe kryetarë komunash, duke theksuar se territori do të ndahet në Bashki.

Ligjvënësit kanë përcaktuar që bashkitë me më shumë se 80.000 shtetas me të drejtë vote, të ndahen nga KQZ në më shumë se sa një zonë të Administrimit Zgjedhor, duke përcaktuar si kritere për këtë mundësitë e komunikimit brenda territorit, numrin e përafërt dhe vazhdimsine e kompaktësine e territorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button