Politika

Mazhoranca rrëzon kërkesat e PD për Komisionet Hetimore

Mazhoranca në komisionin e Ligjeve ka rrëzuar projektligjin e propozuar nga opozita për Komisionet hetimore. Përmes ndryshimeve të kërkuara, demokratët kërkonin heqjen e mundësisë së bllokimit të punës së komisioneve nga mazhoranca.

Ky propozim i demokratëve ishte dhe një nga tre kushtet e tyre për të rivendosur marrëdhënie normale me parlamentin.Para votimit, mbledhja u shoqërua me debate mes palëve.

Ndryshimet në ligjin ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’, synojnë heqjen e mundësisë së bllokimit të punës së komisioneve nga mazhoranca.

Ndryshimet në ligjin ‘për dekriminalizimin’ lidhen me rastet kur deputetët, të cilët arrestohen në flagrancë për vrasje apo tentativë vrasje, të pezullohen nga aktiviteti i parlamentit, deri në dhënien e një vendimi nga gjykata.

Me pjesëmarrjen e saj në komisionin e Ligjeve, opozita thyu kështu bojkotin disajavor që i ka bërë veprimtarisë së Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button