🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,717 ▼0.87%
DOW 46,874 ▼1.14%
NASDAQ 22,500 ▼0.95%
NAFTA 94.71 ▲8.55%
ARI 5,180 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,260 ▼ -0.69% ETH $2,071 ▲ +0.16% XRP $1.3885 ▼ -1.16% SOL $87.3300 ▲ +0.4%
S&P 500 6,717 ▼0.87 % DOW 46,874 ▼1.14 % NASDAQ 22,500 ▼0.95 % NAFTA 94.71 ▲8.55 % ARI 5,180 ▲0.02 % S&P 500 6,717 ▼0.87 % DOW 46,874 ▼1.14 % NASDAQ 22,500 ▼0.95 % NAFTA 94.71 ▲8.55 % ARI 5,180 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

MB, apel qytetarëve të distancohen nga mashtruesit që premtojnë azil në zonën “Shengen”

Ministria e Brendshme ka apeluar sot ndaj qytetarëve që të distancohen nga persona që mashtrojnë duke u ofruar azil në vendet e bashkimit Europian.

Ministria-e-Brendshme-Foto-ARKIV-ATSH1-525x350“Duke parë fluksin e pazakontë të qytetarëve që aplikojnë për pasaporta biometrike përgjatë 48 orëve të fundit, si dhe duke konsideruar maksimalisht të dhënat paraprake mbi mundësitë e një skeme mashtrimi për udhëtimin në zonën Shengen, me qëllim final kërkesën për azil në vendet e BE-së, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo iniciativë ose ofertë me qëllim mashtrimi për azil të kundraligjshëm në vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në një komunikatë zyrtare.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, është absolutisht i pamundur fitimi i azilit në çdo vend të BE-së. “Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet dhe rritur masat në Pikat e Kalimit kufitar për evidentimin e plotë të dokumentacionit dhe përmbushjen e të gjitha kritereve për udhëtimin e qytetarëve shqiptarë në zonën ‘Shengen”, thekson Ministria e Brendshme.

Ky dikaster kujton edhe njëherë qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë në zonën “Shengen”, mbi detyrimin që përveç paraqitjes së dokumentacionit të udhëtimit, të shpjegojnë edhe itenerarin, qëllimin e udhëtimit, si dhe garancitë financiare të kërkuara.

Ndërkaq, mësohet se Policia e Shtetit ka nisur hetimet mbi raste të mundshme trafikimi të qënieve njerëzore, me qëllimin evidentimin e çdo rrjeti apo skeme mashtruese për përfitimin e azilit.

“Nga ana tjetër, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtare janë marrë të gjitha masat për mos lejuar, kthyer dhe ndjekur penalisht në zbatim të legjislacionit në fuqi, çdo shtetas shqiptar që abuzon me të drejtën për të udhëtuar në zonën ‘Shengen’, duke kërkuar në mënyrë të padrejtë azil politik”, përfundon njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.