Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0%
ARI 4,731 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $80,408 ▼ -0.48% ETH $2,319 ▼ -0.44% XRP $1.4456 ▲ +1.73% SOL $93.8800 ▲ +0.68%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0 % ARI 4,731 ▲0 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0 % ARI 4,731 ▲0 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Ekonomia

Mbahet forumi i biznesit Shqipëri-Çeki

 Forumi i biznesit Shqipëri-Çeki ka mbledhur në Tiranë zyrtarë të lartë, si dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme nga të dy vendet, të cilët në fokus të diskutimeve të tyre kishin bashkëpunimin ndërmjet biznesit çek dhe shqiptar.

Në hapje të forumit organizuar nën kujdesin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, mbajtën një fjalë përshëndetëse kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Milan Stech (Milan Štěch).

Ruçi theksoi se ky forum është një dëshmi e vullnetit të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

“Çekia për Shqipërinë është një vend i rëndësishëm dhe mbështetës i vendosur për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Marrëdhëniet shumë të mira politike duhet të reflektohen edhe në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Ky forum është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mundësi konkrete bashkëpunimi për të ardhmen në sektorë me interes të përbashkët. Mirëpresim interesimin e kompanive çeke në sektorin e energjisë, infrastrukturës rrugore, të agromekanikës, turizmit dhe ndërtimit. Dy vitet e e fundit tregtia mes dy vendeve ka shënuar rritje”, tha kryeparlamentari i Shqipërisë.

Në fjalën e tij në hapje të forumit, kryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Milan Stech, u shpreh se kompani të ndryshme çeke synojnë dhe kanë dëshirë të bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare në disa sektorë.

“Marrëdhëniet mes Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë janë në një nivel shumë të lartë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë për negociatat e saj për anëtarësimin në BE. Tek ne ka kompani të ndryshme që kanë dëshirë të bashkëpunojnë për eksportet. Jam i mendimit se kompanitë çeke janë partnerë të mirë që kanë dëshirë të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen me biznese të ndryshme. Populli çek është një popull që pëlqen turizmin dhe vendi juaj (Shqipëria) ofron mundësi turizmi dhe do ishte mirë bashkëpunimi në fushën e turizmit. Ne si senat i Republikës Çeke jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje”, tha Stech.

Në forumin e biznesit Shqipëri-Çeki është diskutuar për bashkëpunimin në të ardhmen mes dy vendeve në disa sektorë të ekonomisë, ndërsa në fokus ishin edhe aktivitetet dhe bashkëpunimi mes kompanive çeke dhe atyre shqiptare.

Kujtojmë se kryetari i Senatit të Çekisë, Milan Stech, po qëndron në Shqipëri në kuadër të një vizitë zyrtare, ku dje u takua me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërsa sot është takuar me presidentin e vendit, Ilir Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.