Kosova

Mbahet mesha për Krishtlindje në Kishën “Shën Ndou”

Dhjetëra besimtarë të krishterë morën pjesë në meshën e organizuar në kishën katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë, në të cilën janë kënduar këngë e lutje dhe kanë lexuar fragmente nga Bibla.

mbahet-mesha-p-euml-r-krishtlindje-n-euml-kish-euml-n-ldquo-sh-euml-n-ndou-rdquo_hdMe këtë rast janë përcjell mesazhe paqeje e dashurie ndaj zotit dhe Krishtit.

Prijës të Ipeshkvisë së Kosovës, thanë në këtë meshë se duhet të tregojnë dhe japin dashuri, ashtu siç zoti ua ka dhënë atyre.

Meshën në kishën “Shën Ndou”, e udhëhoqi zëvendësi i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, i cili tha se ata janë fatlum që jetojnë në kohën në të cilën zoti është dëftuar, është zbuluar, është dhuruar, në një formë të pabesueshme në trajtën e fëmijës.

“Zoti ka premtuar qysh në fillimin e krijimit edhe shërbimin, ka premtuar se do të vij një grua gjarpër që simbolizon të keqën, djallin, do t’ia shkelin kryet. E kjo grua është zonja Mari, nëna e Krishtit, nëna e zotit, nëna jonë, pra ne jemi fatlum që jetojmë në kohën në të cilën zoti është dëftuar, zoti është zbuluar, zoti është dhuruar, në një formë të pabesueshme në trajtën e fëmijës, me një shpellë, më një varfëri të skajshme, përse, për ne dhe për shërbimin tonë. Ai përuli vetveten që ne të lartësohemi, ai varfëroj vetveten që ne të pasurohemi, ai robëroj vetveten që ne të jemi të lirë, ai na dëshmoj në formën me të pabesueshme por edhe më bindëse se çka do të thotë të duash, zoti nuk kurseu asgjë që ne të jemi jo vetëm krijesa, por bijtë dhe bijat e tij, vëllezërit dhe motrat e Jezu Krishtit”, tha Gjergji.

Ai tha se të jesh i krishterë, të besosh në Krishtin, do të thotë mbi të gjitha të jesh birë apo bijë e dritës, të jesh njëri i shpresës dhe mbi të gjitha të jesh njeri i paqes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button