Konfirmohet rasti i parë në Greqi me koronavirus , një 23-vjeçare që kishte qenë në Itali.
Vajza ishte kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe në shtëpi kishte shfaqur shenjat e gripit. Pasi kërkoi ndihmë mjekësore në spital asaj i janë bërë analizat të cilat konfirmuan praninë e koronavirusit. Familja e saj është future në karantinë por po kërkohen edhe persona të tjerë që ka takuar.
23 vjecarja është izoluar në spital, ndërsa është shpallur alarmi e po merren masa pas mbëritjes së virusit, për shkak se pritet që në ditët e ardhshme të shtohet numuri i të prekurve për shkak se Greqia dhe Italia kanë fluks shumë të lartë të shkëmbimeve njerezore.
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.