☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,254 ▲4.98%
DOW 49,699 ▲3.22%
NASDAQ 24,143 ▲6.74%
NAFTA 80.00 ▼4.09%
ARI 3,640 ▲3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,417 ▲ +1.23% ETH $1,734 ▲ +1.21% XRP $0.9450 ▲ +2.1% SOL $73.2800 ▲ +4.63%
S&P 500 7,254 ▲4.98 % DOW 49,699 ▲3.22 % NASDAQ 24,143 ▲6.74 % NAFTA 80.00 ▼4.09 % ARI 3,640 ▲3.54 % S&P 500 7,254 ▲4.98 % DOW 49,699 ▲3.22 % NASDAQ 24,143 ▲6.74 % NAFTA 80.00 ▼4.09 % ARI 3,640 ▲3.54 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Politika

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjest�

Tirana zyrtare ka hedhur poshtë pretendimet se droni që goditi anijen ruse në Libi është nisur nga territori shqiptar. Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes kanë sqaruar se Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe se territori i saj nuk është përdorur.

Këtë fakt e ritheksoi vetë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një komunikimi live me ABC News. Ai ka mohuar çdo lidhje të Shqipërisë me sulmin, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë e verifikueshme për pretendimet e ngritura.

“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë, territori shqiptar nuk është përdorur. Nuk ka asnjë provë të verifikueshme. Mbështetje Ukrainës, por jo sulm Rusisë. Përgjigjja jonë duhet të jetë e matur dhe e koordinuar me aleatët tanë”, u shpreh Hoxha.

Kreu i diplomacisë shqiptare bëri të ditur se që në momentet e para të daljes së këtij informacioni dezinformues, ka njoftuar menjëherë përfaqësitë diplomatike shqiptare, ndërsa paralajmëroi se çdo hap i Shqipërisë drejt integrimit evropian mund të shoqërohet me kundërshti dhe përpjekje për ta vënë vendin në shënjestër.

“Çdo element i afrimit të Shqipërisë me BE, çdo hap që po bëjmë për t’u afruar në BE, ngjall jo vetëm dyshime dhe kundërshti, por na bën një shënjestër të tillë. Ata që nuk e duan Shqipërinë në BE, do të na kenë gjithmonë në shënjestër”, deklaroi ministri.

Hoxha theksoi se qëndrimet e Shqipërisë dhe të Moskës janë të kundërta, ndërsa nënvizoi se mbështetja për Ukrainën nuk nënkupton mbështetje për sulme ndaj Rusisë.

Në lidhje me zhvillimet e luftës dhe përpjekjet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, ministri u shpreh se dialogu mbetet instrumenti më i mirë diplomatik.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së Evropës në procesin e dialogut, duke argumentuar se BE-ja është një nga mbështetëset kryesore financiare të Ukrainës dhe duhet të jetë pjesë e tryezës së bisedimeve.

“Dialogu asnjëherë nuk është dobësi. Dialogu është instrumenti diplomatik më i mirë, veçanërisht në situata të tilla dramatike. Me anë të dialogut synojmë të arrijmë një paqe të qëndrueshme. Evropa duhet të jetë e përfshirë në dialog. Evropa duhet të jetë në tavolinë”, tha Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.