Kronika

“Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

Top Channel i kërkoi Komisionit Europian një qëndrim zyrtar mbi amendimin që Parlamenti i bëri ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve të vitit 2011, dhe a janë bërë këto ndryshime në përputhje me legjislacionin e BE-së.
Në përgjigjen e dhënë përmes zëdhënëses Maja Kocijancic, Komisioni Europian sqaron:
“Çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve janë pjesë e legjislacionit të BE-së. Komisioni është në dijeni se amendimet e ligjit të vitit 2011 për menaxhimin e mbetjeve iu prezantuan Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet të hyjnë në fuqi. Bazuar në një shqyrtim fillestar të këtyre ndryshimeve, Komisioni gjen se legjislacioni u zhvillua për të patur një përafrim të mëtejshëm me legjislacionin e BE-së. Komisioni është i gatshëm të bëjë një vlerësim të plotë të këtyre ndryshimeve, nëse ligji i rishikuar  do të dërgohet për këtë qëllim, në mënyrë zyrtare”.
Pikërisht kjo fjali e fundit shton dyshimet se Brukseli është lënë jashtë këtij konsultimi. Ministria e Integrimit thotë zyrtarisht se nuk ka arritur të shprehet mbi përputhshmërinë e ligjit.
Vetëm pas interesimit të martën nga Top Channel, po të martën nismëtari i ndryshimeve në ligj, Eduard Shalsi i kërkoi më në fund Ministrisë së Integrimit të marrë një opinion zyrtar nga Delegacioni i Bashkimit Europian lidhur me këto amendime.
Në letrën që ai i drejton ministres së Integrimit thuhet se, ky amendim do ndihmonte në procesin e rishqyrtimit të dekretit të presidentit, i cili e ktheu ligjin edhe me argumentin se është në kundërshtim me legjislacionin europian të menaxhimit të mbetjeve. Së paku në këtë pikë, duket se presidenti i Republikës ka pasur të drejtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button