Kronika

“Mbetjet”, të rinjtë: Do të gdhihemi para Parlamentit

Shoqëria civile, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka dy javë që ka nisur përgatitjet për organizimin e një proteste nesër para Parlamentit.

Edhe pse kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk e ka futur në rendin e ditës ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, sërish të rinjtë kanë paralajmëruar se duke nisur nga mesnata e sotme dhe ta gdhijnë në dyert e Kuvendit të Shqipërisë ku do të presin deputetët të hyjnë në seancë dhe të dëgjojnë thirrjen e tyre për të rrëzuar ligjin.

Në apelin e tyre publik nëpërmjet rrjeteve sociale, këta të rinj bëjnë thirrje:

“Sot ora 23:00, një grup djemsh dhe vajzash, do ta gdhijmë para parlamentit, për të mbrojtur Shqipërinë tonë nga plehrat.

Do të jemi të bashkuar për të pritur të nesërmen, ditën finale, kur në Parlament do të votohet pro ose kundër ligjit të importit të plehrave në Shqipëri.

Ashtu si tre vjet më parë kur mbrojtëm vendin nga armët kimike duke e gdhirë, nesër ftoj çdo të ri dhe të re, çdo njeri të lirë dhe të zakonshëm të këtij vendi, të djathtë, të majtë, të qendrës, çdo media të jetë bashkë me ne para Parlamentit.

Kjo është beteja e të gjithëve pa dallim, kjo është finalja e finaleve, ia kemi borxh vetes sonë, familjeve tona, fëmijëve tanë.

Nata do të jetë e gjatë dhe e ftohtë, kështu që merrni batanije me vete dhe të bashkuar si asnjëherë më parë të detyrojmë politikën të votojë kundër plehrave! Me ndihmën e Zotit, të bashkuar kundër plehrave!”

Related Articles

Nje koment

  1. Te rinjte shqipetare injorante.Protestoni pare ambasadave te SHBA,BE te sjellin NATO ne tirane per te bombarduar kopene e fashisteve te Sali Berishes dhe te kopese te fashisteve ne Gjykaten Kushtetutese.Ata po pregatitin varrin tuaj dhe te brezave qe do vine ne shqiperi ne diten e vetme te bardhr te qenit ne Europe dhe Perendim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button