☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.08 ▼0.14%
ARI 4,476 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $64,103 ▼ -0.2% ETH $1,914 ▲ +1.61% XRP $1.0235 ▲ +2.02% SOL $76.8500 ▲ +1.31%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.08 ▼0.14 % ARI 4,476 ▲0.77 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.08 ▼0.14 % ARI 4,476 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mbi 1300 kundërvajtje në trafik brenda dy ditëve, janë ndaluar 32 persona

MPB Maqedoni njofton se gjatë dy ditëve të fundit (10 /11.08.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që realizohen nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, janë konstatuar gjithsej 1.322 kundërvajtje rrugore. Nga gjithsej 1.322 urdhërpagesa të lëshuara, 400 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.

“Janë privuar nga liria 32 persona, nga të cilët tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 15 për vozitje pa patentë shoferi dhe një për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit. Gjatë periudhës së njëjtë janë sekuestruar 13 automjete në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal”.

“Më tej, sipas pasqyrës statistikore të veprimtarive policore, gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar 302 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 16 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”.

“Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor, janë sanksionuar 106 drejtues të motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse. Gjithashtu, janë sanksionuar 67 pjesëmarrës në trafik të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, tetë automjete janë mënjanuar nga qarkullimi për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa dy për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe pesë shoferë për mosrespektimin e kushteve të përshkruara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folitë)”, thonë nga MPB.

“Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.