🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,112 ▲ +0.65% ETH $2,455 ▲ +0.69% XRP $1.3921 ▲ +0.72% SOL $105.0000 ▲ +1.32%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mbi 1400 gjoba në trafik për dy ditë, janë ndaluar 21 persona për vozitje të pakujdesshme

MPB Maqedoni njofton se gjatë dy ditëve të fundit (09/10.05.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta në trafik të realizuara nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në rrugët anembanë vendit, nga gjithsej 1433 urdhërpagesa të shqiptuara, 861 kundërvajtje kanë të bëjnë me drejtues automjetesh të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.

Janë privuar nga liria 21 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve pesë për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 11 për drejtim pa patentë shoferi dhe pesë për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim të automjetit. Në të njëjtën periudhë janë sekuestruar shtatë automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.

“Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar 176 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 45 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit. Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 15 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe nëntë këmbësorë. Gjithashtu janë sanksionuar 75 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë”.

“Në përputhje me Ligjin për Automjete, 11 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa një automjet për shkak të parregullsisë teknike. Janë sanksionuar edhe dy drejtues automjetesh për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folive). Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.