Maqedonia

Mbi 1500 emigrant janë drejtuar nga Gjevgjelia drejt Tabanocit

Nga platforma hekurudhore në kampin e pranimit në Gjevgjeli, vetëm gjatë natës së mbrëmshme me shtatë trena special drejt Tabanocit kanë kaluar 2500 emigrant, transmeton a1on.

Sipas informacioneve nga stacioni hekurudhor në Gjevgjeli, treni i parë drejt Tabanocit për sot ka kaluar para disa orëve me 1000 emigrant, ndërsa të tjerët do të udhëtojnë në bazë të nevojave të kampit pranues ku emigrantët janë duke u evidentuar në Maqedoni para se të vazhdojnë rrugën, njofton Telegrafi.

Numri i emigrantëve nga Gjevgjelia që janë duke u drejtuar drejt Tabanocit është rreth 1500, për shkak se përpos trenit nga kufiri jugor janë duke kaluar edhe 30 taksi vetura dhe disa autobus, të cilët presin të verifikohen në lumin e Thatë, në Gjevgjeli.

Nga ana greke, drejt kampit për evidentim sillen nga 100 deri në 200 emigrant me çka mundësohet që në kohë të evidentohen, t’u jepet ndihmë mjekësore dhe të kthjellën para se të vazhdojnë rrugën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button