☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.77 ▼0.83%
ARI 4,374 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,536 ▲ +0.86% ETH $2,760 ▲ +0.46% XRP $1.5932 ▲ +4.49% SOL $118.4400 ▲ +0.42%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.77 ▼0.83 % ARI 4,374 ▼0.05 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.77 ▼0.83 % ARI 4,374 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mbi 240 raste të Nilit Perëndimor në Evropë, Maqedonia është ndër vendet me më shumë raste

Virusi i Nilit Perëndimor është konfirmuar te më shumë se 240 persona në të gjithë Evropën këtë vit, përfshirë Maqedoninë, e cila është ndër vendet me më shumë raste. Sëmundja transmetohet nëpërmjet pickimeve të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Më shumë se 240 persona në të gjithë Evropën janë konfirmuar të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor këtë vit , sipas një raporti javor të publikuar të premten nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

ECDC deklaron se 139 raste janë regjistruar në Itali dhe 61 në Greqi. Raste të tjera të infeksionit janë regjistruar në Spanjë, ku ka 17, ndërsa në Maqedoni numri i personave është regjistruar si 13. Sipas informacionit të fundit në dispozicion të institucioneve vendase, deri dje janë regjistruar gjithsej 20 raste. Rumania ka gjashtë, Franca katër, ndërsa Gjermania ka regjistruar një rast.Në fund të muajit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi rritje të vigjilencës pasi u raportuan disa raste të etheve të Nilit Perëndimor në Evropën Jugore.

Sipas OBSH-së, virusi i Nilit Perëndimor zakonisht transmetohet midis mushkonjave dhe zogjve. Megjithatë, mushkonjat e infektuara mund të pickojnë dhe infektojnë njerëzit, më shpesh midis korrikut dhe shtatorit.Sipas Institutit Robert Koch (RKI), agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, shumica e personave të infektuar as nuk janë të vetëdijshëm se e kanë virusin. Prandaj, studiuesit supozojnë se ka një numër të madh rastesh të paraportuara.

Në raste më të rënda, sëmundja mund të ndikojë në sistemin nervor dhe të çojë në gjendje të tilla si encefaliti dhe meningjiti. Nuk ka vaksinë ose kurë për virusin. Mjekët mund të trajtojnë vetëm simptomat.

OBSH-ja u këshillon udhëtarëve të zvogëlojnë rrezikun e pickimit të mushkonjave duke veshur rroba të përshtatshme dhe duke përdorur repelentë kundër mushkonjave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.