☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.97 ▲1.01%
ARI 4,400 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,038 ▲ +0.21% ETH $1,919 ▼ -0.15% XRP $1.0307 ▼ -0.49% SOL $76.5500 ▲ +0.08%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.97 ▲1.01 % ARI 4,400 ▼0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.97 ▲1.01 % ARI 4,400 ▼0 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta testohen sot, Kumbaro: Është hapi i parë drejt suksesit tuaj!

Këtë të enjte, më 21 maj, zhvillohet provimi për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, i njohur si VANAF, për të gjithë nxënësit e klasave të pesta.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro i është drejtuar me një videomesazh nxënësve, mësuesve dhe prindërve përpara nisjes së provimit këtë mungjes.

Ajo u ka uruar suksese mbi 27 mijë nxënësve që do të marrin pjesë në testim.

“Të dashur nxënës të klasës së pestë, ju jeni më të vegjlit që bëheni për herë të parë pjesë e sistemit të provimeve, provime që më pas do t’i keni gjatë gjithë jetës. Kam këtë mesazh sot për ju, për t’ju uruar suksese në këtë provim simbolik që nis ciklin e shumë provimeve me të cilat do të ecni në jetë. Por duhet të kuptojmë se është i vetmi sistem i drejtë që njohim deri tani për të matur dijet tuaja dhe për të marrë secili notën dhe meritën që i takon.

Jeni mbi 27 mijë nxënës që testoni sot dijet tuaja në gjuhën shqipe, matematikë dhe dituri natyre. Pikët me të cilat do të vlerësoheni do të na tregojnë, juve, ne mësuesve, dhe do të na shërbejnë për të analizuar anët e forta, si edhe çfarë duhet të përmirësojmë në procesin e mësimdhënies. Po ashtu, do të na ndihmojnë të orientojmë më mirë gjithë punën tonë drejt cilësisë së arsimit parauniversitar, për ju, por jo vetëm, edhe për ata që do të vijnë në bankat e shkollës pas jush.

Suksese të gjithëve ju, suksese edhe mësuesve që i keni pranë në çdo hap dhe që kanë punuar me ju për të dalë sa më mirë sot. Dua të falenderoj edhe prindërit tuaj, të cilët ju ndjekin çdo ditë dhe përjetojnë emocionet e provimit tuaj të parë. Jam e bindur që do të dilni shumë mirë, sepse jeni më të mirët”, tha ministrja Kumbaro, në mesazhin e saj.

Testimi i sotëm do të vlerësojë njohuritë e fituara gjatë ciklit fillor dhe do të përfshijë pyetje nga tri lëndët kryesore: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.