☁️
Tiranë 24°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,870 ▼ -0.44% ETH $2,497 ▼ -0.29% XRP $1.4037 ▲ +0.2% SOL $109.8100 ▼ -1.31%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Parlamenti i ri do të miratojë një hartë për të rikthyer qeverisjen vendore te komunitetet dhe qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se “në një akt papërgjegjshmërie absolute, organizata kriminale e parlamentit shqiptar votoi jashtë çdo kondicioni ligjor dhe kushtetues, jashtë të gjitha parimeve ndërkombëtare të qeverisjes vendore, asgjësimin e 15 bashkive të vendit, të cilat shquheshin për performancën, për aktivitetin dhe interesin e tyre për qytetarët”.

“Me këtë veprim, të ashtuquajturit deputetë të partisë së krimit, dëshmuan para shqiptarëve dhe botës se për ata, interesat e qytetarëve të Libohovës, të Këlcyrës, të Memaliajt, të Divjakës, të Patosit, interesat e qytetarëve të Klosit, të Përrenjasit, Cërrikut, Dumresë, Fushë Arrëzit dhe të gjitha bashkive që u asgjësuan, janë zero. Me këtë akt, Padrinoja i Shqipërisë dëshmoi se Kushtetuta e vendit, por edhe parimet ndërkombëtare mbi të cilët ndërtohet qeverisja vendore, nuk kanë asnjë vlerë përveç interesave të tij për të përqendruar Shqipërinë për qëllime elektorale në një grup bashkish si asnjë vend tjetër në Evropë. Harta e qeverisjes vendore që paraqiti PD me 100 njësi plus, ishte harta më e studiuar, harta që jepte vërtet përgjigje shpopullimit masiv që po ndodh në Shqipëri. Harta që u jepte përgjigje shërbimeve të qytetarëve dhe mbi të gjitha politikave zhvillimore të vendit. Kjo hartë e tmerroi Edi Ramën dhe ai jo vetëm që nuk pranoi këtë hartë, por asgjësoi edhe 15 bashki të tjera”, u shpreh kreu demokrat, shkruan A2.

“Ju i dëgjuat deputetët e krimit që kanë vetëm interesa kriminale se si mashtronin se ne kemi vendosur një bashki për 13 mijë banorë. Unë tani do u tregoj një rajon, Sukthin, Manzën, Ishmin, në një rreze prej 50 e ca kilometrash nga qyteti i Durrësit, Rrushkulli, Katundi i Ri, të marra së bashku kanë 105 mijë banorë. Pra, të marra së bashku këto kanë banorë për minimumi për shtatë bashki të standardit që pretendojnë mashtruesit. Por këto janë asgjësuar, ndërsa në hartën tonë ekzistonin të gjitha. Ajo që mbetet e pashlyeshme nga memoria e qytetarëve shqiptarë ishte fakti se si këta deputetë peng të krimit, peng të vjedhjeve, pengje të vilave të tyre, bizneseve të tyre kriminale u rreshtuan njëri pas tjetrit, u poshtëruan dhe u shantazhuan dhe në fund votuan për Padrinon. Votuan kundër rreth 300 mijë qytetarëve të këtyre bashkive, të cilët kanë firmosur peticione për referendumi. Nuk ka dyshim se një nga aktet më të para do të jetë miratimi i një harte të qeverisjes vendore nga parlamenti i ardhshëm për t’u rikthyer qeveritë vendore komuniteteve dhe qytetarëve dhe zonave të vendit”, shtoi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.