🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,090 ▼0.27%
DOW 49,295 ▼0.3%
NASDAQ 24,369 ▼0.14%
NAFTA 89.61 ▲2.51%
ARI 4,720 ▼2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,688 ▼ -0.93% ETH $2,315 ▼ -0.81% XRP $1.4287 ▼ -0.22% SOL $85.3400 ▼ -0.81%
S&P 500 7,090 ▼0.27 % DOW 49,295 ▼0.3 % NASDAQ 24,369 ▼0.14 % NAFTA 89.61 ▲2.51 % ARI 4,720 ▼2.25 % S&P 500 7,090 ▼0.27 % DOW 49,295 ▼0.3 % NASDAQ 24,369 ▼0.14 % NAFTA 89.61 ▲2.51 % ARI 4,720 ▼2.25 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Kryeartikull

Mbi heroizmin në shoqërinë tonë

Filip Cakuli

Shtypi shqiptar është i mbushur me lajme për herozimin nga nevoja për t’u lexuar.

Në krye të radhëve shfaqen për shembull titra se “Selami kreu nje akt heroik”, se guxoi te kritikonte edhe Berishën.

Edhe Kreshniku u trajtua si hero, që braktisi politikën një herë e përgjithmone.

Po edhe kryeministri na doli hero kombetar, që së bashku me heronjtë e tjerë rilindas, ia doli mbanë në një fushatë heroike me një tepsi dhe një kazan në dorë.

Këtu nuk futen heronjtë e dekoruar nga presidenti dhe as futbollistët e kombëtarës… të cilët janë dhe heronj me letra.

Në suazën e këtij heroizmi të përgjithshëm, një djalë nga Tetova, që pushonte në Zvërnec të Vlorës, u hodh në dallgët e detit për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin.

Dhe nuk doli më.

Dha jeten për të shpëtuar dy jetë te tjera.

Ky akt vërtet heroik i tij kaloi në heshtje nga mediat tona.

Sepse atë ditë te sakrificës sublime të Beniaminit tetovar, shtypi u mor me ngjarje te tjera të rëndësishme; me takimin e Selamit ne Tropojë, çfarë u tha Basha demokratëve ne Durres, pse hesht Berisha për zgjedhjet brenda partisë së tij (çudi me këtë lider histerik, kur flet i thonë kush e dëgjon atë, kur hesht, pse nuk i ndihet zëri).

Lajm ishte atë ditë dhe kapja e një sasie droge, po në Vlorë, lajm edhe pse ia mbajti kaq gjatë të shtrënguar dorën Trampi, presidentit francez, po ndërkohë shqiptarët ishin të interesuar atë ditë pse Muç Nano nuk binte dakort me Tos Lubonjën dhe Andi Bushati ishte kunder të dyve…

Pra, përpos gjithë këtyre lajmeve me heronj politikë protagonistë, lajmi i madh i ditës, i aktit të lartë të Beniaminit, kaloi në heshtje.

Njeriu i ditës duhej të ishte ky djalë i mrekullueshem, që la të fejuarën në breg të detit dhe u nis, pa e ndjerë që nuk do kthehej më.

Akti i tij human dhe fisnik u mbyt në “kazanin tonë” mediatik (në këtë rast vërtet e meriton një emërtim të tillë).

Beniamini meritonte tërë mirënjohjen tonë, jo vetëm të mediave, po edhe të shtetit.

Sepse është e pafalshme për ne të gjithë, përcjellja e tij si një viktimë e “seksit mashkull” e mbytur në Zvërnec, sipas njoftimit të policisë.

Në fakt, ai është i vetmi hero i këtyre ditëve, që sakrifikoi jeten e tij të porsanisur, per jete të tjera, që as nuk i njihte…

Heronjtë e shtypit tonë, sakrifikojnë nervat tona, për gjëra që është heroizëm, po arrite t’i lexosh deri në fund.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.