Ekonomia

Mbifaturimi i familjes në Bradashesh, reagon OSHEE

Pas publikimit të lajmit në Top Channel për mbifaturimin e një familje në Bradashesh të Elbasanit, ka reaguar OSHEE, duke bërë të ditur se për këtë rast është shkarkuar nga puna lexuesi, ndërsa procesimi i ankesës është në përfundim.

“Ky klient e ka bërë ankesën më 2 dhjetor 2015! Më datë 30 dhjetor, Drejtoria Rajonale e Elbasanit e ka paraqitur dosjen te zyrat qendrore, ndërsa ka marrë masat duke shkarkuar nga puna lexuesin. Ankesa është në përfundim të procesimit, dhe rezulton mbifaturim i gabuar. Për këtë arsyeje, drejtoria qendrore e OSHEE ka dhënë autorizimin përkatës për ta procesuar në kontabilitet”, thuhet në reagimin e lëshuar nga OSHEE-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button