Mbledhja e Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalëzit, mbërrin kryeministri Rama dhe anëtarët e partisë (VIDEO)
Pak para nisjes së Asamblesë së PS-së, disa nga deputetët dhe ministrat e kësaj force politike kanë mbërritur në resortin në Gjirin e Lalëzit. Përveç anëtarëve, ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili mban në dorë një dosje dhe pritet të mbajë fjalën hyrëse të mbledhjes.
Ky takim vjen në një moment me zhvillime të rëndësishme politike për mazhorancën. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, organizimi i partisë, si dhe çështjet që kanë krijuar diskutime brenda kampit socialist.
Gjithashtu, një prej çështjeve që pritet të marrë vëmendje është mënyra se si socialistët do të përzgjedhin kandidatët për 46 bashkitë e vendit.
Përveç përgatitjeve elektorale, mbledhja zhvillohet edhe në një periudhë kur qeveria dhe mazhoranca janë përballur me protesta dhe kritika publike. Kjo është Asambleja e parë Kombëtare e thirrur nga Rama pas protestave të zhvilluara në muajt e fundit, përfshirë ato të tetorit. Në këtë kontekst, vëmendja do të jetë edhe te mesazhet që kryeministri mund të përcjellë për funksionimin e qeverisë dhe përgjegjësitë e drejtuesve politikë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.