Përplasen dy automjete në Rrugën e Arbrit, disa të plagosur! Policia në vendngjarje
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit.
Sipas raportimeve, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur në vendin e quajtur “Zall Mner”.
Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat po transportojnë të plagosurit, si dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.