Mbledhje qeverie në Berat-Axhenda e punimeve të “Rama 2” gjatë dy ditëve
Kështu, sipas axhendës zyrtare, është parashikuar që nisja të bëhet sot në orën 13:30, në orën 15:00 është parashikuar ndalese tek Rruga Ura -Vajgurore-Kuçovë-Dragot; Inspektim i punimeve ne përfundim Rruga Ura -Vajgurore-Kuçovë-Dragot. (13 km me vlere rreth 8 milion $; FSHZH; lidh Beratin me Belshin dhe Elbasanin); Vijim për tek Mbrojta lumore-Diga: Mbjellje pemësh, në orën 16:00 do të nisë Mbledhja e Këshillit te Ministrave, pas së cilës do të ketë një deklaratë për media mbi vendimet e marra, dhe në orën 17:30 do të prezantohen planet e zhvillimit te Qarkut te Beratit.
Në orën 18:30 është parashikuar Vizite ne Qendrën Mesjetare Teqeja e Helvetive si dhe lancimi i projektit te rikonstruksionit te saj me fondet TIKA bashke me Xhaminë e Beqareve dhe te Xhamisë Mbret.
Ndërsa ditën e shtunë, dita do të nisë me mbjellje pemësh nga gjithë kabineti ne vende te ndryshme, ndërsa në 9:30 është parashikuar takim me drejtuesit e administratës vendore e qendrore për shërbimet publike, reformën e ujit, skemat mbështetëse ne bujqësi prioritetet rajonale.
Përgjatë ditës së shtunë do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera, ndërsa nisja për në Tiranë do të bëhet në orën 15:30.