Mblidhet sot Komisioni ligjeve, diskutohet programi BE-së “Fiscalis 2020”
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të mblidhet sot në orën 10:00 për të miratuar kalendarin e punës së këtij komisioni për periudhën 19 Janar – 5 Shkurt 2015, si dhe për të diskutuar Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesmarrjen në Programin e Unionit “FISCALIS 2020”.
Sa i takon projektligjit në fjalë, është një program i Bashkimit Europian për të luftuar evazionin fiskal. Ky program financohet nga BE dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë. Programi “Fiscalis 2020″ do të zgjasë 7 vite, duke nisur nga 1 Janari i këtij viti dhe ka një buxhet total prej 234.3 milion euro.
Objektivat e programit në fjalë janë maksimizimi i efiçencës fiskale, duke shpërndarë të mirat publike me transparencë, duke mënjanuar evazionin fiskal. Së dyti do të përmirësojë aftësitë e punonjësve përmes trajnimit dhe programeve specifike për mbledhjn e taksave dhe organzimin e politikave fiskale për të administruar me efiçencë taksat.