MBP: Gjenden 32 paketime me lëndë narkotike te një i burgosur në Idrizovë
MBP njofton se në burgun e Idrizovës janë gjetur 32 paketime me lëndë narkotike te një i burgosur 48-vjeçar.
“Më 09.08.2026, në orën 13:40, SPB Shkup ka pranuar një informacion nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizovë se, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit të kryer të një pakoje për të dënuarin O.M.(48) nga Kumanova, ishin gjetur dhe sekuestruar 32 paketime me marihuanë.
Nëpunësit policorë e kanë marrë drogën për veprime të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.