🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.84 ▲6.71%
ARI 4,661 ▼3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,560 ▼ -3.29% ETH $2,048 ▼ -4.3% XRP $1.3123 ▼ -3.37% SOL $79.1400 ▼ -5.63%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.84 ▲6.71 % ARI 4,661 ▼3.16 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.84 ▲6.71 % ARI 4,661 ▼3.16 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Mbrojtja e kufijve të BE-së, Juncker propozon një strukturë të re

Deri më tani, shtetet anëtare të BE-së kanë qenë vet përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të tyre. Por, me krizën e refugjatëve dhe kaosin e krijuar në kufijtë e jashtëm të bllokut, sidomos në Greqi, Kroaci e Itali, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka propozuar që prej muajit shtator krijimin e një autoriteti të ri për mbrojtjen e kufirit dhe bregdetit, me kompetenca të zgjeruara.

Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare e kanë miratuar në parim këtë plan, ndërsa projektligjin, Komisioni përgatitet ta paraqesë gjatë seancës së Parlamentit Europian në Strasburg.

Zëdhënësi i KE-së, Margaritis Schinas pohoi përpjekjet për një forcë kufitare me fuqi më të madhe se agjencia e deritanishme e mbrojtjes të kufijve “Frontex” , por nuk dha detaje. Një kontroll efektiv i kufirit është i nevojshëm për të evituar kërcënimin e zonës së “Schengen”-it, u shpreh ai.

Në “Schengen” bëjnë pjesë 22 shtete të BE-së (pa Britaninë e Madhe, Irlandën, Qipron, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë) si dhe Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Në kufijtë e tyre të brendshëm nuk ka një kontroll sistematik të personave dhe mallrave. Por duke pasur parasysh qindra e mijëra refugjatët e paregjistruar, të cilët kanë ardhur në muajt e fundit përmes Greqisë dhe Italisë, liria e udhëtimit nuk mund të garantohet më.

“Frontex” sapo ka publikuar shifra, që tregojnë se në Greqi, vetëm 20 për qind e refugjatëve janë regjistruar. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka ftuar sakaq, javën e ardhshme, krerët e shteteve dhe qeverive në një takim të rregullt. Edhe këtu, kontrolli më i mirë i kufijve të jashtëm do të luajë një rol të rëndësishëm.

Tusk këmbëngul që emigrantët të mbahen më gjatë në kufijtë e jashtëm, para se të lejohen të hyjnë në zonën e “Schengen”-it. Ky propozim shkaktoi shumë kritika, për shkak se vende të tilla si Greqia, të cilat tashmë janë të stërmbingarkuara, kanë frikë se do të jenë të detyruar për t’u kujdesur për qindra e mijëra njerëz.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.