☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,546 ▲0.03%
DOW 52,632 ▲0.24%
NASDAQ 26,141 ▲0.13%
NAFTA 78.67 ▼0.84%
ARI 4,056 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $65,315 ▲ +0.87% ETH $1,926 ▲ +2.88% XRP $1.1251 ▲ +1.82% SOL $77.9600 ▲ +0.79%
S&P 500 7,546 ▲0.03 % DOW 52,632 ▲0.24 % NASDAQ 26,141 ▲0.13 % NAFTA 78.67 ▼0.84 % ARI 4,056 ▼0.35 % S&P 500 7,546 ▲0.03 % DOW 52,632 ▲0.24 % NASDAQ 26,141 ▲0.13 % NAFTA 78.67 ▼0.84 % ARI 4,056 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Mbrojtja e produkteve artizanale dhe industriale, Komisioni për Jashtëm miraton projektligjin e ri

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shqyrtuar dhe miratuar në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi projektligjin “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”. Nisma ligjore synon të rregullojë me ligj mbrojtjen e markave dhe produkteve tradicionale joushqimore të vendit, duke i përafruar ato me standardet e Bashkimit Evropian.

Mbledhja u drejtua nga nënkryetarja e komisionit, Bora Muzhaqi, ku të ftuar për të prezantuar detajet teknike të projektligjit ishin përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Drejtorja e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Nxitjes së Biznesit dhe Çështjeve të Tregtisë, Mejvis Bajollari, sqaroi përpara deputetëve shtyllat kryesore dhe qëllimin e kësaj nisme ligjore:

“Projektligji synon krijimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e treguesve gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale, duke garantuar njohjen dhe mbrojtjen e origjinës së tyre, rritjen e konkurrueshmërisë në treg dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.”

Përmes këtij kuadri të ri, produktet tradicionale artizanale dhe ato industriale që mbajnë emërtime të zonave specifike gjeografike të Shqipërisë do të gëzojnë mbrojtje ligjore nga abuzimet dhe kopjimet në treg, duke rritur njëkohësisht vlerën e tyre eksportuese.

Miratimi në parim dhe nen për nen

Pas diskutimeve dhe sqarimeve të paraqitura nga përfaqësuesit e ministrisë, anëtarët e komisionit vijuan me procedurën e votimit të draftit.

Në përfundim të mbledhjes, komisioni parlamentar miratoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Mendimi i mbledhur nga ky komision do t’i përcillet komisionit përgjegjës për të vijuar më tej me procedurat parlamentare përpara kalimit të projektligjit për votim në seancë plenare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.